Ish kapiteni i Blaugranas ka edhe një vit kontratë me PSG
Prej kohës që Lionel Messi u detyrua që të largohet nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të tyre, tifozët katalunas janë duke e ëndërruar rikthimin e tij në Camp Nou.
Tani, me Cristiano Ronaldon që po dominon titujt për të ardhmen e tij në Manchester United, e cila është në ajër, duket se tregimi për rikthimin e argjentinasit në Kataloni ende nuk është duke u rishkruar.
Megjithë që Xavi Hernandez hodhi poshtë spekulimet që e lidhin klubin e tij me Messin e Paris Saint-Germain, Joan Laporta bëri njëjtë, por kjo nuk do të thotë se rrugët e tyre të mos kryqëzohen pas një viti.
Mendohet që dera nuk është mbyllur ende për Messi, edhe nëse transferi i tij do të ishte i komplikuar.
Marrëdhëniet e klubit me Messi nuk janë edhe aq të mira së si ata do të dëshironin dhe largimi i tij më 2021 nuk ishte trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që kishte pasur tensione në mes të dy palëve.
Mirëpo, Barcelona janë të hapur që ta bëjnë rikthimin e lojtarit të tyre që është më i miri i të gjitha kohërave pasi që ai do të jetë lojtar pa kontratë më 2023 kur pas dy viteve do t’i skadojë kontrata e tij dy vjeçare me skuadrën nga Parku i Princave.
Por, ajo çka mbetet e paqartë është se a është i gatshëm ish numri 10 i Blaugranas të rikthehet në Kataloni./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.