×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Fenerbahçes e thërrasin emrin e Vladimir Putinit në ndeshje me Dinamo Kievit

    Reporteri
    28 Korrik 2022 | 9:56

    Tifozët e Fenerbahçes e kanë bërë mbrëmë një veprim të turpshëm në një ndeshje futbolli.

    Tifozët turq e kanë thirr në kor emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në ndeshjen e ekipit të tyre ndaj Dinamo Kievit.

    Mirëpo, ajo që e bënë tifozët e Fenerit ishte jashtë çdo pritjeje, shkruan “Gazeta Express”.

    Ata e thirrën emrin e njeriut që po urrehet nga krejt bota për luftën që e nisi në Ukrainë dhe për mijëra njerëz, përfshirë këtu edhe fëmijë, të vrarë në Ukrainë.

    Me siguri, UEFA do të ndërmarrë masa rigoroze dhe dënime të ashpra ndaj këtij veprimi të tifozëve turq, të cilët në këtë rast e përkrahën luftën, duke iu kundërpërgjigjur festës së golit të Dinamo Kievit, i cili fitoi 2:1 në Stamboll dhe u kaloi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!