×
  • Sport
  • Sport

    Zviceranët të shqetësuar pasi lojtarët e Kombëtares s’e këndojnë himnin shtetëror

    Reporteri
    28 Korrik 2022 | 11:44

    Kombëtarja e Zvicrës gjithmonë është përbërë kryesisht me lojtarë të huaj, të cilët janë lindur e rritur në këtë vend.

    Edhe në këto kohëra, “Helvetikët” e kanë një ekip multi-nacional, ku sigurisht se nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë.

    Momentalisht Zvicrën po e prezantojnë kryesisht tre lojtarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, por kohë pas kohe ftohet edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Admir Mehmedi.

    E në të kaluarën, në ekipin zviceran kanë performuar shumë lojtarë shqiptarë, duke u nisur nga Milaim Rama, për të vazhduar me Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Pajtim Kasamin e të tjerë.

    Ata sigurisht nuk e kanë kënduar himnin zviceran, njëjtë si futbollistët tjerë të huaj që e përfaqësojnë këtë vend.

    E ky fakt po del të jetë shqetësues për zviceranët, të cilët brengosen nëse lojtarët e huaj e duan vërtetë këtë fanellë derisa nuk e këndojnë himnin.

    Mediumi zviceran “nau.ch” ia ka kushtuar një shkrim himnit shtetëror, i cili nuk këndohet nga lojtarët.

    Madje, në mundje thuhet se gjysma e ekipit të mundjes nuk e di fare tekstin e himnit shtetëror.

    Legjenda e sportit të këtij shteti, Stefan Burkhalter thotë se lojtarëve nuk mund t’ju bëhesh mësues dhe se nuk duhet të gjykohen lojtarët nëse e këndojnë apo jo himnin.

    E në mbrojtje të Shaqirit, Xhakës e të tjerëve ka dalë edhe selektori i Kombëtares, Murat Yakin.

    “Ne nuk jemi këngëtarë. Ne jemi lojtarë të futbollit”, ka thënë ai.

    Duke e vendosur dorën në zemër, lojtarët e tregojnë se janë krenarë me atë komb apo shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!