×
  • Sport
  • Sport

    Pak orë para ndeshjes, Drita ka një kërkesë për qytetarët e Prishtinës

    Reporteri
    28 Korrik 2022 | 15:22

    Sonte nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja kthyese e Ligës së Konferencës në mes të Dritës dhe skuadrës belge, Antwerp.

    Skuadra kosovare në ndeshjen e parë barazoi pa gola dhe kjo ndeshje do të jetë një mundësi për të kaluar në rundin tjetër.

    Pak orë para ndeshjes, FC Drita bënë thirrje që të largohen veturat rreth stadiumit “Fadil Vokrri” për të mundësuar lëvizjen.

    Ky është njoftimi i klubit:

    NJOFTIM

    FC DRITA njofton dhe kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë vetura rreth stadiumit “Fadil Vokrri” t’i largojnë ato.

    Për shkak të ndeshjes së sontme kjo pjesë pritet të jetë e ngarkuar për qarkullim, prandaj klubi ynë nuk merr përgjegjësi për pasojat.

    Paraprakisht, FC DRITA ju falënderon për mirëkuptimin tuaj.

    FC DRITA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!