Mike Tyson është shfaqur i lodhur së fundmi në rrugët e New Yorkut.
Legjenda e boksit u pa në gjendje jo të mirë fizike, derisa po ecte me ndihmën e një shkopi, njofton “TMZ Sports”.
Tifozët e kapën atë duke ecur me ndihmën e këtij mjeti derisa po shkonte nga makina për në dhomën e tij të hotelit.
56 vjeçari dukej se po çalonte dhe po e përdorte shkopin e ecjet për t’u mbështetur në të.
Burime të afërta me Tyson thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, por që ai thjesht po përballet me një problem të vjetër të shpinës.
Ditë më parë, Mike Tyson theksoi se po e ndien se po i afrohet vdekja, pra po shkon drejt “skadimit”, shkruan express.
Ai konsiderohet si njëri prej boksierëve më të mirë në histori të këtij sporti luftarak.
Dhe, karriera e gjatë ka bërë që tash ai t’i ndiejë pasojat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.