Thomas Tuchel raportohet se ka i ka dhënë fund mundësisë që Timo Werner të largohet këtë verë.
Sulmuesi gjerman është i lidhur me një largim nga Chelsea, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën te skuadra londineze, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, sipas “Kicker”, Tuchel e ka bllokuar çdo mundësi që ai të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sipas mediumit gjerman, trajneri i skuadrës londineze ende e sheh 26-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij, sidomos pas largimit të Romelu Lukakut.
Werner është pjesë e Chelseat që nga viti 2020. Ai vazhdimisht ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë.
Ish-sulmuesi i Leipzigut me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.