Të paktën shtatë turistë, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur, gjersa më shumë se 100 u lënduan në një stuhi të fuqishme që goditi ishullin grek Halkidiki, shumë i popullarizuar në mesin e turistëve.
Sipas informacioneve të para policore, dy turistë të moshuar nga Republika Çeke, një grua dhe një djalë tetë-vjeçar nga Rumania, një burrë dhe një djalë nga Rusia, si dhe një peshkatar grek kanë mbetur të vdekur, transmeton Reporteri.net.
Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet gjatë orëve në vijim.
Erërat ishin aq të forta saqë morën me vete edhe kioskat e vendosura në rrugë.
Një gazetare që u gjet në një tavernë rrëfeu se si një grua rumune 54 vjeçare dhe djali i saj tetë vjeç mbetën të vdekur.
“Ne nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte fare. Ne vrapuam, të gjithë ndihmuan dhe nxorën kë mundëm, pasi kishim dhjetëra njerëz të lënduar. Për fat të keq, gruaja dhe djali i saj nuk ishin në gjendje të dilnin jashtë”, tha ajo.
Erërat në morën kiosqet me vete. Nëna dhe djali ishin ulur në një tavernë në një plazh që ishte nën tendë. Çatia ra direkt mbi gruan, ndërkohë që djali i saj reagoi shpejt dhe u përpoq ta shpëtojë, mirëpo era e tërhoqi dhe e hodhi me forcë në një xham të thyer që tashmë ndodhej në tokë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.