×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni e nis sezonin si më së miri, fiton Super Kupën e Gjermanisë

    Reporteri
    30 Korrik 2022 | 23:21

    Bayern Munchen e ka fituar Super Kupën e Gjermanisë duke e mposhtur RB Leipzig me rezultat 3-5. Bayern ishte më i mirë në këtë ndeshje, teksa në listën e golashënuesve u shënua edhe transferi i tyre më i ri nga Liverpool, Sadio Mane. Musiala (14), Mane (31), Pavard (45), Gnabry (66) dhe Sane (90+6) ishin realizator për Bayernin. Ndërkaq për Leipzig shënuan Halstenberg (60), Nkuku (penallti 77) dhe Olmo (89).

    Bayern Munchen e ka nisur si më së miri sezonin e ri duke fituar Super Kupën e Gjermanisë sonte.

    Bavarezët ishin më të mirë që në minutën e parë të pjesës së dytë ku golin e gjeti talenti i kësaj skuadre, Jamal Musiala.

    Musila shfrytëzoi për mrekulli një kthim të topit për t’i kaluar kampionët gjermanë në epërsi në minutën e 14 të ndeshjes.

    Leipzig reagoi në minutën e 17 dhe Nkuku shënoi një gol por që pas rishikimit në VAR ai u anulua për pozitë jashtëloje.

    I porsatransferuari në Bayern nga Liverpooli për më shumë së 40 milionë euro do të debutonte zyrtarisht me gol në një ndeshje zyrtare për Bayernin në minutën e 31-të të ndeshjes.

    Bayerni nuk do të ndalej këtu në pjesën e parë pasi që ata shënojnë edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit francez Benjamin Pavard në minutën e 45 të ndeshjes.

    Në pjesën e dytë RB Leipzig ishin më kërkues dhe u dukën më të mirë së Bayern.


    Andre Silva i Leipzig do të ishte kërcënim për portën e Neuer pasi që rrezikoi me një goditje me kokë e cila përfundoi shumë afër golit të bavarezëve.

    Megjithatë, Leipzig erdhi të goli dhe ngushtimi i epërsisë. 15 minuta pas pjesës së dytë ishte Halstebnberg që shënoi golin e parë për Leipzig duke ngushtuar epërsinë në 1-3.

    Para këtij goli të pësuar Bayerni reagon për të shënuar golin e katër. Muller depërtoi mirë goditi për të shënuar gol por priti portieri. Topi kthehet të Serge Gnabry që nuk e ka vështirë që të shënoi nga afërsia në minutën e 66-të.

    Mane do të shënonte edhe një gol në minutën e 71-të por që ai do të anulohej nga VAR për pozitë jashtëloje.

    Leipzig nuk u dorëzua dhe shansa e tyre tjetër për të shënuar gol erdhi në minutën e 72-të me Andre Silva që ishte afër të shënonte një gol spektakular.

    Megjithatë, Leipzig erdhën të goli i dytë duke e bërë edhe më dramatike këtë ndeshje. Pavard shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në zonë e ku u akordua penallti të cilën në gol e shndërroi Nkuku në minutën e 77.

    Leipzig nuk dorëzohej dhe vazhdonte të sulmonte vazhdimisht që të ngushtonte dhe eventualisht ta barazonte rezultatin.

    Këtë e bëri Dani Olmo një minutë para se të përfundojë ndeshje duke shënuar një gol të bukur për rezultat 3-4.

    Por hapja i kushtoi Leipzig për shkak se pas një kundërsulmi në listën e golashënuesve do të shenohej edhe Sane që shënoi golin e pestë për bavarezët për rezultat 3-5.

    Megjithatë, zgjimi i Leipzig ishte i vonë dhe koha nuk i premtoi atyre për ta barazuar rezultatin. Në fund, Bayern e fiton këtë trofe duke dëshmuar edhe njëherë së është njëra prej skuadrave që e dominon futbollin gjerman. /express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!