×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama: Piramida do bëhet qendra më e madhe e teknologjisë dixhitale në Ballkan

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 11:13

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografi të Piramidës së Tiranës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky objekt po merr formë hap pas hapi, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan.

    “Dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

    Ndërtesa e piramidës synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.

    Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!