Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.
Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.
Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”.
Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.
Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.