Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, i ka quajtur simpatike rrahjet mes anëtarëve të partisë së tij, sidomos kur përfshihen femrat.
Osmani ka thënë se njeriu ka të drejtë të vetëmbrohet qoftë prej ndonjë grushti apo karrigeje.
Ai ka treguar se për çështjen e rrahjeve mes anëtarëve të partisë ka folur edhe me kryetarin Isa Mustafa.
Ai i ka kërkuar atij që t’i lejojë të rrihen, pasi në fund do të pajtohen.
Teksa ka komentuar rrahjen në Vushtrri, ai e ka quajtur simpatike, pasi aty janë përfshirë edhe femrat.
“Ki të drejtë nifar forme njeri duhet të vetëmbrohet, qoftë prej ndonjë grushti a karrige, unë prapë mendoj që LDK është parti intelektuale, fatmirësisht që shumica e përbën LDK, është e kuptueshme që po ndodhin, i thashë Isa Mustafës le të rrehen e në fund të pajtohen, kjo rrahja kaniherë më doket shumë simpatike, kjo që ke në Vushtrri ke simpatike puna e femrave”, ka thënë deputeti i LDK-së në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.