×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani e eliminon Klaksvikun pas ekzekutimit të penalltive, kualifikohet në play-off të Conference League

    Reporteri
    11 Gusht 2022 | 22:58

    Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

    Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm.

    Klaksvik kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Mikkelsen.

    Në minutën e 83-të, Ermal Krasniqi realizoi një gol të bukur nga distanca.
    Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në minutën e 89-të, pas golit të Da Silvas.

    Më pas, ndeshja shkoi në vazhdime, ku asnjëra palë nuk arriti të realizonte.

    Në ekzekutimin e penalltive, portieri i Ballkanit, Ljujanovic ishte fantastik, duke bërë dy pritje fantastike.

    Kështu, Ballkani në play-offin e Conference Leagues do të takohet me Shkupin. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!