×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea të gatshëm ta dyfishojnë ofertën për talentin e Interit

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 18:57

    Raportet nga Anglia tregojnë që Chelsea janë gati që ta fyfishojnë ofertën e tyre për talentin e Interit, tinejxherin Cesare Casadei

    Blutë janë duke u përballur me garë serioze nga skuadra franceze Nice për sulmuesin 19 vjeçar, i cili është njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj në futbollin italian. Casadei ka shënuar 13 gola në 29 paraqitje për Primaverën e Interit sezonin e kaluar, por ende nuk ka bërë debutimin e tij me skuadrën e parë.

    Siç raporton Daily Mail, oferta e fillestare e Chelseat për Casadei ishte 6 milionë funte por shpejt ishte refuzuar nga Interi kurse tani ata do ta dyfishojnë shumë, pra 12 milionë funte, në një përpjekje të tyre për ta mposhtur në garë ekipin nisë.

    Oferta e përmirësuar e Bluve, e cila në euro përkthehet 14.2 milionë, është afër shumës që Zikaltërit e dëshirojnë për talentin e që është 20 milionë euro, kështu që një marrëveshje mund të arrihet së shpejt.

    Chelsea është duke e skautuar Casadei për një kohë tashmë dhe ata janë të bindur që sulmuesi italian do të jetë një lojtar i tyre në të ardhmen./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!