×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Prishtinës Naxhi Berisha në prova tek gjiganti kroat

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 12:34

    Dy futbollistët kosovarë, Naxhi Berisha dhe Rijad Jashari kanë udhëtuar në Kroaci për t’u paraqitur në prova tek gjiganti kroat, Hajduk Split.

    Futbollisti i ri Naxhi Berisha që luan për FC Prishtina U19 do të testohet te klubi i njohur kroat Hajduk Split, raporton GazetaBlic Sport.

    Me Berishën në prova do të jetë edhe futbollisti Rijad Jashari që është pjesë e 2 Korrikut.

    Dy futbollistët e talentuar kosovarë do të qëndrojnë për dy javë në ekipin e Hajduk Splitit, ku edhe do të zhvillojnë disa takime miqësore, me ç’rast do të shfaqin talentin që e posedojnë.

    Mundësia për t’u provuar të dy futbollistët në fjalë erdhi pas angazhimit të skautit të Hajduk Split për Kosovë e Shqipëri, Albin Sahatqija. Naxhi Berisha është nën menaxhimin e kompanisë SEE Talents që ka në fokus transferimin e lojtarëve në klube të jashtme.

    Më poshtë keni disa fotografi të futbollistëve kosovarë në stadiumin e Hajduk Splitit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!