Pavarësisht faktit se numër i madh i mërgimtarëve kosovarë janë duke hyrë në Kosovë, përmes pikave kufitare me Serbinë, gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar kolona dhe pritje të gjata në kufi.
Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje më të gjata sot në mesditë janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar të Merdares, ku për të hyrë në Kosovë pritet rreth 30 minuta, kurse në dalje të Kosovës 10-15 minuta.
Ndërsa, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet 10-15 minuta, kurse në pikëkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 5 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.