×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarja shpallet kampione e matematikës në Cyrih, Çitaku: Mbajeni mend këtë emër

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 14:06

    Vajza katërmbëdhjetëvjeçare, Dorea Robelli, është kampione kantonit të Cyrihut në garën e matematikës.


    Lajmin për kampionen simpatike e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook.

    “Më lejoni tua prezantojë Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku

    Ajo ka shtuar që sukseset e bashkëqytetarëve tanë nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.

    “Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne” ka shtuar Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!