×
  • Sport
  • Sport

    Shkupi-Ballkani, sot zhvillohet përballja e parë e dy skuadrave shqiptare

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 9:56

    Finalet e play off-it kanë vendosur përballë njëra-tjetrës dy skuadrat shqiptare, Shkupin dhe Ballkanin.

    Kampioni i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojnë sot ballafaqimin e parë ndërmjet tyre në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës, raporton KosovaPress.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00, ndërsa gjyqtar kryesor i takimit do të jetë norvegjezi Kristjanson.

    Për Ballkanin kjo tashmë është një arritje historike, por kualifikimi në fazën e grupeve përveç historisë, do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike për skuadrën nga Suhareka.

    Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, Ballkani të mërkurën e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit të sotëm dhe skuadra është e gatshme dhe e kompletuar për testin e parë në Shkup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!