×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Dje u diskutua edhe për Zajednicën, Serbia kërkon kompetenca ekzekutive

    Reporteri
    19 Gusht 2022 | 14:29

    Gazetari Bekim Kabashi, ka shkruar në rrjetin social facebook në lidhje me takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq.

    Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka vlerësuar se dje është diskutuar edhe për Asociacionin, pasi sipas tij, Serbia kërkon “Zajednicë” me kompetenca ekzekutive.

    Postimi i plotë:

    Edhe një gjë që askush nuk e përmendi, sepse Borelli (BE) në deklaratën e tij e paketoi në formë të tillë që të mos vërehet.

    Dje në tavolinën e dialogut në Bruksel u diskutua edhe për Zajednicën. Këtë e tha vetë BE në deklaratën e saj. Aty u tha se palët shprehën gjerë e gjatë qëndrimet e tyre për marrëveshjen finale. Nëse jo Kurti, në atë tavolinë Vuciqi ka fol gjerë e gjatë për Zajednicën.

    Dihet qartë se cfarë kërkon Serbia nga marrëveshja finale, e ajo është Zajednica me kompetenca ekzekutive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!