Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi me shumicë vote kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.
Derisa rrëzimi i Abazoviqit ishte drejt fundit, Milo Gjukanoviq, është parë i relaksuar duke shijuar ushqimin në një restaurant në Mal në Mal të Zi.
36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.
Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA.
Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.