×
  • Lajme
  • Rajon

    Fillon takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 11:38

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke e mbajtur takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova me të cilët po diskuton për bisedimet e zhvilluara në Bruksel dhe më pas do t’u drejtohet qytetarëve.

    Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe kryetarë të komunave në veri.

    Më pas kreu i shtetit serb do të mbajë fjalimin e paralajmëruar që nga e enjtja kur edhe u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!