Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vëllai i kryeministrit, Daut Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë e Kosovës dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici.
Ai këtë e ka bërë me publikimin e një fotografie, bashkë me Micin, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke shkruar se fotoja është shkrepur pak orë para rënies së tij.
“Me krenari dhe nder.
Mici i famshëm që ra në pritë së bashku me Tonin dhe shumë bashkëluftëtarë tjerë. Foto e shkrepur pak orë para rënies së tij.” shkroi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.