Hull City e ka huazuar talentin e Arsenalit Salah-Eddine
Hull City ka arritur që ta kompletoi transferimin e tinejxherit të Arsenalit, Salah-Eddine Oulad M’Hand, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Mesfushori ofensivë 19 vjeçar ishte në bankë nëntë herë për Topxhinjtë në sezonin e kaluar.
Ai po ashtu kishte startuar në 16 ndeshje me skuadrën U-23 sezonin e kaluar, ku shënoi pesë gola.
Ajo çfarë ka çuditur të gjithë në Angli është se Hull mund ta blejë atë në fund të sezonit, gjë që Arsenali mund të humbet një talent të rrallë të mesfushës së tyre duke e larguar atë për një çmim shumë të lirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.