Sulmuesi norvegjez beson se do të mund të mësojë më shumë nga Pep Guardiola
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland ka thënë së dëshira e tij për të mësuar dhe të bëhet lojtar më i mirë e kanë shtyrë atë që të nënshkruajë me gjigantët e Premier Ligës.
Pavarësisht interesit të disa klubeve në Europë, norvegjezi zgjodhi City, ku ai do të luanë nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Në një intervistë për 442, Haalnd ka thënë se kalimi i tij ishte i mirëmenduar dhe ka të bëjë me zhvillimin e tij si futbollistë.
“Nuk e di çfarë do të ndodh, por më shumë ka të bëjë me mësimin, me zhvillimin”, tha Haaland.
“Ju kurrë nuk mund të ndaloni së menduari mënyra se si të bëheni më të mirë. Shikoni Karim Benzeman në Real Madrid. Ai është 34 vjeçar dhe papritur ai është rritur aq shumë saqë sot është një lojtar shumë më i mirë së ka qenë në vitet e fundit – çmendurisht i mirë. Unë dua ta bëjë gjithmonë këtë”.
Edhe pse Guardiola shpesh ka provuar lojtarë duke ja ndryshuar pozitat, Haaland e ka bërë të qartë së ai nuk e sheh vetëm duke luajtur në ndonjë pozitë tjetër, pos sulmit.
“E kam shikuar Premier Ligën shumë më parë, para se të vija këtu dhe mendoj që në vitet e fundit numrat e mëdhenj nëntë janë bërë gjithnjë e më të rrallë, por pse nuk është më mirë të jem unë njëshi”, tha ai.
“Është pozita e fundit dhe gjithmonë kam dashur të bëhem sulmues për këtë arsye. Më pëlqen pozita ime, e dua atë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.