Përkundër që lojërat e fatit që nga muaji maj konsiderohen ilegale, disa persona po mundohen ende të përfitojnë nga ato.
Policia e Kosovës po vazhdon që me sukses t’i mbyllë ato dhe të arrestoj personat që nuk po e respektojnë Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Vetëm në muajin korrik, Policia ka arritur që të arrestojë 15 persona që ishin munduar të organizonin lojëra të fatit në lokacione të ndryshme.
Vlen të theksojmë aksionin në Gjakovë, ku u arrestuan tetë persona që vazhdonin t’i mbanin të hapur lojërat e fatit në mënyrë ilegale.
Nga data 10 maj ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Punëtorët e lotarive që nga ajo kohë e kanë kundërshtuar këtë veprim, duke dalë edhe në protestë.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me 22 mars, me 74 vota për të deputetëve miratoi projekt rezolutën që fillimisht i pezullon lojërat e fatit.
Kurse katër ditë më vonë me 26 mars Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e Kuvendit të Kosovës rreth mbylljes së gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.