×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria blen 4 vetura 82 mijë euro, nuk dihen detaje rreth tyre

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 11:13

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në korrik ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.


    Këtë herë kontrata është kurorezuar për furnizim me disa vetura për nevojat e AMMK-Së.

    Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Blerja e 4 veturave zyrtare per nevojat e AMMK-së”, kësaj ministrie i ka kushtuar jo edhe pak, shkruan Indeksonline.

    Ndonëse vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 82.000,00 ajo është arritur të finalizohet për 81.800,00 euro.

    Tutje bëhet e ditur se kompania që ka fitur këtë tender është operatori ekonomik “Auto Mita” Sh.P.K.

    Vlen të përmendim faktin se në këtë njoftim nuk bëhet e ditur as edhe një detajë sa u përket këtyre veturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!