×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ankth në det të hapur, shpëtohet pas 3 orësh jahti me shtetas serbë

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 12:42

    Autoritetet shqiptare kanë shpëtuar gjatë natës 7 shtetas serbë, të cilët ishin duke lundruar në ujërat tona me një jaht, me flamur italian. Jahti u lokalizua në veri-perëndim të Sazanit, i cili kishte mbetur në det të hapur për shkak të defektit të motorit. Ka qenë policia kufitare, ajo që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.


    Sipas burimeve të Top Channel, jahti ‘LAMACOIA’ 23 metra e gjatë, me flamur italian kishte në bord 7 persona. Fatmirësisht të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas dhënies së sinjalit ‘SOS’, ishin në pritje të ndihmës nga anija e R/B.

    Ne orën 19:35 u nis anija P-116 për në rajonin ku ndodhej mjeti në rrezik dhe u komunikua dhe me jahtin ‘LAMACOIA’ për t’i qetësuar dhe këshilluar që të qëndronin në përgjim me radiot. Në orën 21:00 doli dhe mjeti i GDF nga Durrësi për t’i shkuar për ndihmë jahtit të ndodhur në rrezik. Pas 30 minutash doli edhe mjeti tjetër u GDF nga Radhima.

    Në orën 22:10 anija P-116 arriti tek jahti ‘LAMACOIA’ dhe pasi kontaktoi me kapitenin e mjetit ranë dakord për ta rimorkiuar drejt portit të Vlorës.

    Në orën 22:20 filloi përgatitja për rimorkimin e mjetit drejt portit të Vlorës. Gjendja e ekuipazhit ishte e mirë dhe operacioni përfundoi me sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!