×
  • Sport
  • Sport

    Tollovi e madhe për blerjen e “1000 biletave të fundit” për ndeshjen Ballkani – Shkupi

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 16:04

    Ballkani ka nisur shitjen e 1000 biletave të fundit të mbetura për sfidën kthyese mes Ballkanit dhe Shkupit.

    Klubi suharekas nxori në shitje biletat nga ora 15:00 tek lokacioni “NewBorn”, dhe menjëherë është parë një fluks i madh i njerëzve që po dëshirojnë bileta.

    Ballkani shiti për një kohë rekorde biletat që kur nxori në shitje ato, teksa i kishte lënë edhe 1000 të fundit për ditën e sotme.

    Duket se të gjitha këto bileta të mbetura do të shiten gjithashtu për një kohë rekorde, parë numrin tejet të madh të të interesuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!