Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar, ka pasur biseda të vështira sot në Beograd.
Ai ka thënë se nuk do të heq dorë nga interesat vitale kombëtare dhe shtetërore.
Mbi të gjitha, ka thënë ai, nuk do të heq dorë nga siguria e serbëve të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.
“Kishim biseda të vështira me Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Do t’i vazhdojmë këto biseda për Kosovën sonte pas orës 22:00”, ka deklaruar ai.
Sipas presidentit serb, në takimet me Escobar dhe Lajçak, prezent kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd, Christopher Hill dhe Emmanuel Gioffre.
Në një njoftim të mëhershëm, Lajçak njoftoi se me Vuçiqin pati biseda të vështira, por sipas tij, të përgjegjshme./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.