Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në orën 10:00 do t’i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë.
Nga Shërbimi për shtyp i Presidentit, bëhet e ditur se ai pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë.
Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t’i propozojë Asamblesë Kombëtare një kandidat për kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore.
Vuçiq pas seancës së Kryesisë së SNS-së, e cila u mbajt të mërkurën, tha se e di emrin e përfaqësuesit për përbërjen e Qeverisë së re, por se atë emër do ta shpallë në 48 orët e ardhshme.
Ai ka theksuar se pjesë e qeverisë së re do të jenë edhe Ana Bërnabiq edhe Millosh Vuçeviq, dhe se do të ketë shumë ndryshime në Qeveri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.