×
  • Sport
  • Sport

    Herrera shkëput kontratën me PSG-në, pritet rikthimi i tij te klubi spanjoll

    Reporteri
    27 Gusht 2022 | 10:06

    Ander Herrera është gjithnjë e më afër rikthimit te Athletic Bilbao në La Liga.

    Pas disa javë negociatash, Paris Saint-Germaini ka pranuar që të lirojë mesfushorin nga kontrata, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershoë 2024, transmeton Gazeta Express.

    Pas prishjes së kontratës, Herrera do të rikthehet te Bilbao si lojtar i lirë këtë muaj – ka raportuar “Le Parisien”.

    33-vjeçari u vendos në një listë të largimeve nga “Parc des Princes” pas ardhjes së trajneri, Christophe Galtier, i cili po punon rreth rifreskimit të skuadrës kampione.

    Tani, ish-mesfushori i Real Zaragozas e Manchester Unitedit pritet që të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare me baskët, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

    Ander Herrera te Athletic Bilbao luajti nga viti 2011 deri më 2013.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!