Ana Bërnabiq do të jetë sërish mandatari për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, bëri të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media në Beograd, transmeton Gazeta Online Rpeorteri.net.
Vuçiq ka thënë se ka arritur te emri i Bërnabiq pasi ka dëgjuar për mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore.
Siç tha ai, vendimi për emrin e mandatarit ishte i komplikuar, si brenda partisë më të madhe në vend ashtu edhe me partnerët e koalicionit.
Brnabiq nuk do të jetë kryeministre për katër vjet, mandati i saj do të jetë më i shkurtër, tha Vuçiq dhe shtoi se në vitin 2024 do të ketë ndryshime në qeveri.
Në këtë adresim për media është bërë e ditur se Vuçiq pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.