×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi merr notën më të lartë në ndeshjen Rayo Vallecano-Mallorca

    Reporteri
    27 Gusht 2022 | 22:37

    Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.

    Mallorca triumfoi 0:2, e ku protagonist ishte edhe Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Express.

    Ai shënoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërsa në të 64-tën e dyfishoi epërsinë sulmuesi tjetër, Lee.

    Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nga SofaScore u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë në ndeshje, 7.6.

    Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e shtatë, pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!