Duket se sulmuesi portugez ka vendosur që të fillojë një “luftë me media dhe analistë”. Megjithatë, gazetarja dhe prezantuesja i BT Sports, Lynsey Hipgrave bëri humor me të
Me Cristiano Ronaldon që nuk është duke qenë titullar në çdo ndeshje të Manchester United, ai duket se është i gatshëm që të relaksohet me mediat para se të fillojnë ndeshjet, gjë që nuk e kishte bërë shumë në të kaluarën.
Në ndeshet e fundit, ai u largua nga nxehja e skuadrës për të kaluar të vijat anësore dhe për të përshëndetur ish shokët e skuadrës.
Para ndeshjes Manchester United – Liverpool, ai u bë i famshëm pasi që injoroi Jamie Carragher, përderisa u përshëndet ngrohtësisht me Gary Neville dhe Roy Keane.
Tani, para ndeshjes Southampton – Manchester United, ai ka injoruar një tjetër person, kësaj here ai ka përshëndetur Rio Ferdinand, Paul Scholes dhe Peter Crouch por jo edhe Lynsey Hipgrave si pjesë e ekipit të BT Sport që ishte në fushë.
Hipgrave ia arriti që ta bënte humor me këtë gjë, megjithatë, madje duke ju referuar edhe situatës së ndodhur një javë me parë me Carragher në Sky Sports.
“Unë isha në fokus kësaj here, gjë për të cilën nuk isha shumë i lumtur”, tha ajo.
Ronaldo u fut në lojë nga banka, në fitoren 1-0 të Manchester United si mysafirë kundër Southampton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.