Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të krahut në fund të afatit kalimtar të verës.
Gjiganti katalunas synon t’i shfrytëzojë 48 orët e fundit për ta transferuar një futbollist të kësaj pozite pasi i mungon një i tillë.
Nëse mbetet pa Sergino Dest, emri i parë që iu bie në mend “Blaugrana” është ai i Thomas Meunier i Borussia Dortmundit.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Ndërkohë që do të hasë në vështirësi për t’i bindur gjermanët, gjiganti katalunas po mendon edhe për Hector Bellerinin, i cili u rikthye këtë verë në Arsenal pas huazimit sezonin e kaluar në Real Betis.
Natyrisht, 27 vjeçari do të ishte entuziast për t’u rikthyer në klubin ku është rritur dhe është i gatshëm të pranojë t’i ulet rroga vetëm për t’iu bashkuar klubit nga “Camp Nou”.
Mbrojtësit të djathtë i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Gunners”, por “Topçinjtë” nuk do të rezistonin shumë për ta lënë të lirë lojtarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.