Zyrtarë të lartë nga Hungaria dhe Turqia pritet të marrin pjesë në takimin e radhës së nismës së “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet më 2 shtator më Beograd.
Në njoftimin e presidencës serbe që organizon këtë takim të radhës bëhet me dije se përveç presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të pranishëm do të jenë dhe ministrin i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Po ashtu, njësoj si në samitin e Ohrit, në Beograd do të qëndrojnë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj./A2Cnn
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.