×
  • Lajme
  • Rajon

    Ramës ia ofrojnë një gotë verë në Serbi, ai nuk e provoi! S’i pëlqeu apo u frikësua?

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 16:24

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd ku ka marrë pjesë në samitin e organizuar në kuadër të “Open Balkan”.

    Për të provuar se po ecë mirë iniciativa, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

    Në një video të publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shihet se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama vetëm i merr erë dhe nuk e provon fare.

    Mbase s’i ka pëlqyer apo është frikësuar për ta provuar?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!