Ne mbledhjen e fundit të Lega Seria A, që zgjati rreth 45 minuta (u miratua buxheti për sezonin 2022-2023), presidenti Lorenzo Casini prezantoi përmbledhjen e punës së kryer në ditët e fundit me fokusin në temën e emergjencës energjetike.
Janë marrë një sërë nismash për të kursyer energjinë, ku përfshihet zvogëlimi i kohës së ndriçimit të dritave në stadiume, me një limit maksimal përdorimi prej 4 orësh.
Në ndeshjet që fillojnë në orën 12.30 dhe 18:00, momenti i ndezjes së plotë është reduktuar nga 90 në 60 minuta, aq sa për të kalibruar mjetet ndezëse dhe për t’u dhënë kohë tifozëve që të dalin nga stadiumi.
E gjithë kjo, duke nisur nga java e pestë e kampionatit. Në këtë mënyrë do të arrihet një reduktim prej rreth 25% i kohëve të ndriçimit. Jo vetëm kaq: në të ardhmen do të synohen zgjidhje për të reduktuar ndikimin energjetik të stadiumeve, si përdorimi i LED-ve ose instalimi i paneleve fotovoltaike.
Jo vetëm ndriçimi, pasi do të kërkohet optimizimi i konsumit të energjisë për ngrohjen e fushave: “Është hapi i parë, tani për tani,” – komentoi presidenti i Lega Casini, – “në një kohë të vështirë krize energjitike duhet të jemi shembull për kursimin energjisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.