Afati kalimtar i verës është mbyllur, por klubet ende mund të nënshkruajnë me futbollistët që kanë mbetur të lirë.
“The Sun” ka përpiluar një formacion me futbollistët që janë ende në kërkim të një klubi.
Në këtë 11-she janë përfshirë futbollistët e njohur si Marcelo, Diego Costa, Juan Mata, Serge Aurier e Ross Barkley.
Për të ardhmen e futbollistëve të përmendur u spekulua mjaft shumë gjatë afatit kalimtar të verës, megjithatë ata nuk ia dolën të zyrtarizohen tek ndonjë klub.
Klubet me këta futbollistë, por edhe me të tjerët që ende janë të lirë, mund të nënshkruajnë në çdo moment.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.