Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar një letër falënderimi të shkruar me dorë nga ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.
I pari i Qeverisë është shprehur i nderuar për këtë gjest, duke thënë se dëshmon miqësinë që ka Kosova dhe Amerikën, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, Haradinaj potencoi se Kosova është e bekuar, meqë është në rresht me Amerikën.
“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, në shënimin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Madeleine Albright ishte prezente në Kosovë bashkë me ish-shefin e saj, presidentin Bill Clinton. Për gruan e hekurt, u përurua edhe shtatorja e saj./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.