×
  • Sport
  • Sport

    Griezmann turpërohet në stërvitjen e parë me Barcelonën

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 17:40

    Antoine Griezmann është “turpëruar” dy herë në stërvitjen e parë të hënën me klubin e ri, Barcelonën.


    Me të nisur stërvitja, shokët e rinj nuk treguan aspak mëshirë për 28-vjeçarin.

    Atij ia kaluan topin nën këmbë dy herë në stërvitjen e parë me klubin e ri. Fillimisht mendohet se ishte portieri Ter Stegen, ndërsa më pas e bëri edhe mesfushori, Ivan Rakitic.

    Pavarësisht kësaj, Griezmannit i është rikthyer buzëqeshja në fytyrë pasi ka realizuar ëndrrën që ta veshë fanellën e Barcelonës – ai u shfaq shumë i lumtur gjatë gjithë kohës në stërvitje dhe ka premtuar se do të japë maksimumin për të fituar trofe me katalunasit, në veçanti Ligën e Kampionëve.

    Sulmuesi francez, që u ble për 120 milionë euro, u shfaq shumë i lumtur në fushë me bashkëkombësit Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!