×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryeministri: E padrejtë mbyllja e Universiteteve, do të veprojmë menjëherë

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 17:43

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tre Universiteteve për një vit, atij të Prizrenit, Pejës e Mitrovicës.


    Ai e ka quajtur të papranueshëm vendimin duke thënë se ndaj këtij rasti do të veprojnë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Haradinajt:

    Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

    Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

    Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!