×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA: Nuk do të mbyllen univeristetet e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 18:05

    Pas lajmit të publikuar në media se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, Universitetit Publik të Mitrovicës, Universitetit të Pejës dhe Universiteti të Prizrenit, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dalë me një sqarim për opinion.


    Kjo organizatë ka sqaruar se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk do të mbyllen, mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit kademik, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm.

    Sipas kësaj organizate KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare, çka me automatizëm nënkupton mosakreditim.

    Më poshtë sqarimi i ORCA për mos akreditimin e universiteteve publike:

    “ORCA si organizatë monitoruese e KShC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”, thuhet në sqarim.

    “KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!