×
  • Lajme
  • Lajme

    Senatori amerikan kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 21:22

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, me theks të veçantë për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.


    Senatori Johnson tha se SHBA-të janë gjithmonë përkrah Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike.

    “Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme. Rasti i Maqedonisë dhe Greqisë është shembull që duhet ndjekur se kur ka vullnet politik mund të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha Senatori Johnson.

    Nga ana e tij, Veseli falënderoi Senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës.

    “Republika e Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke. Ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon. Pavarësisht dallimeve të brendshme, në raport me dialogun, Republika e Kosovës është e gatshme për fazën finale të dialogut”, ka thënë Veseli./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!