×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Kelmendi pas takimit me Haradinaj tregon nëse do të rikthehet në AAK

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 21:40

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim deputetin e LDK-së nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi.


    Deputeti Kelmendi ka treguar për Reporteri.net se ndër temat e diskutuara ishte edhe fuqizimi i ekonomisë vendore dhe asaj infrastrukturore që konkretisht kanë të bëjnë me mundësinë e lehtësimit të qarkullimit efikas si për veprimtaritë biznesore e prodhuese ashtu edhe për qasjen e qytetarëve në autoudhat tona duke ulur koston e shpenzimeve të palëve në fjalë.

    I pyetur se me iniciativë të kujt është mbajtur takimi, Kelmendi ka thënë me ftesë të kryeminsitrit.

    “Me iniciativë të kryeministrit është mbajtur takimi. Kryeministri e ka vlerësuar punen time si biznesmen për kontributin që po e jap për ekonomi. I kemi biseduar disa çështje që kanë ngrit bizneset e qytetarët. Kryeministri ka premtuar se do t’i marrë parasysh çështjet që i ngrita”, ka deklaruar Kelmendi për Reporteri.net.

    I pyetur nëse kryeministri Haradinaj i ka kërkuar të rikthehet në AAK, Kelmendi e ka mohuar një gjë të tillë.

    “Nuk kam vërejt një çasje të tillë, s’më është thënë”, ka deklaruar Kelmendi.
    Ndërsa i pyetur se a do të rikthehej në AAK veç nëse ia kërkon Haradinaj, deputeti Kelmendi ka thënë se është i kënaqur në LDK.

    “Nuk kam menduar për këto çështje. Nuk është temë e hapur, aty ku jam i kënaqur nuk ndryshoj unë lehtë”, ka deklaruar Kelmendi.

    Kujtojmë se Kelmendi ka ndërruar disa herë partitë, nga AAK-ja kishte kaluar në PDK dhe nga kjo e fundit në LDK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!