×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Antiterrori, RENEA dhe Njësia Antieksploziv zbarkojnë tek ambasada e Iranit në Shqipëri

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 11:46

    Teksa përfundon afati prej 24 orësh që u la për stafin e ambasadës së Iranit për tu larguar nga Shqipëria, duket se incidenti i parë është shënuar. Dyshohet se stafi ka refuzuar që të dorëzojë në mënyrë diplomatike ish-godinën ku qëndronin.

    Gjendur në këtë situatë Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv do kontrollojnë godinën ku ishte ambasada e Iranit.

    Kujtojmë se Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që ky shtet bëri ndaj vendit tonë.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme, stafi i ambasadës së Iranit, dyshohet se ka djegur shumë dokumente konfidenciale për të mos lënë gjurmë të dyshimta pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!