×
  • Lajme
  • Lajme

    “Oh moj Kosovë” – Haradinaj nuk e ndal këngën as sonte

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 22:34

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar sërish “talentin” e tij prej këngëtari.


    Ai ka qenë i ftuar në një dasmë në familjen Gjergjaj në Gjakovë ku për disa momente ka argëtuar dasmorët, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ia ka krisë këngës nga tavolina ku ishte ulur, ndërsa ka kënduar këngën e tij të pëlqyer “Oh moj Kosovë”.

    Kryeministri për performancën e treguar ka marrë duartrokitje nga ministri Pal Lekaj që ishte i ulur pranë tij, por dhe nga personat që ishin të ftuar në dasmë. /Reporteri.net/.

    Për më tepër shikoni videon:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!