×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari i thotë mërgimtarëve: I gjithë Skenderaji është i juaji

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 22:55

    Nga sonte kanë nisur aktivitet në komunën e Skenderajt në mikëpritje të mërgimtarëve. 


    Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ju ka uruar mirëseardhje diasporës duke thënë se i gjithë Skenderaj është i tyre, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    I gjithë Skenderaj është i juaji!

    Duke iu uruar të gjithë bashkatdhetarëve mirë së ardhje në gjirin e ngrohtë familjar dhe në Skenderajn tonë, që me një organizim si kurrë më parë e aktivitete të shumta, dëshiroj që pushimet verore t’i kaloni këndshëm.

    Kjo mbrëmje mirë së ardhjeje për motrat dhe vëllezërit tanë, shënon dhe fillimin e projektit të quajtur “Të argëtohemi së bashku”, ku një pjesë e sheshit tonë të bukur me emrin e kryekomandantit Adem Jashari, është shndërruar në një nga pjesët më kreative të qytetit tonë, ku rinia dhe kushdo tjetër do të ketë mundësinë e argëtimit me aktivitetet e shumta të organizuara për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!