Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se procesi gjyqësor ndaj Tahir Zemaj në vitet 90’ta ka qenë i montuar dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale narkotike.
Ai ka rrëfyer në T7 edhe shumë histori të tjera në lidhje me ish-kolonelin Tahir Zemaj.
“Tahir Zemaj akuzohet për ikjen e ushtarëve shqiptarëve. Për armatimin e grupeve terroriste ilegale që kanë vepruar në Kosovë. Dënohet në mungesë të fakteve. Dënohet politikisht 2 vite e shtatë muaj. Por atë kohë nuk e ke humbur shërbimin nëse nuk je dënuar 5 vite”, tha Zemaj.
“Në atë moment që është liruar në prani të familjarëve tjerë është riarrestuar gjoja për një grup tjetër që ka qenë grup kriminal. Dhe një koleg i tina nga shërbimi ushtarak që ka qenë i involvuar në përcjelljen e atij grupi, e kanë akuzuar për tregti të drogës që është dosje e montuar. Në vitin 1990 ka arritur të ikë nga burgu i Dubravës. Ekziston edhe dokumentacioni gjyqësor dhe dëshmitë”, tha Zemaj.
Ai ka folur kundër atyre që thonë se Tahir Zemaj ka pasur lidhje me aparaturën shtetërore jugosllave.
“Ka shumë zëra që mundohen të ndyjnë emrin e kolonelit. Tahir Zemaj nuk ka pasur lidhje me policine jugosllave apo aparatin shtetëror”, ka thënë deputeti i LDK-së.
“Zemaj ka ardhur në Kosovë në vitit e 80’ta për të shërbyer në qendrën stërvitore në Hajvali. Pra nuk ka pasur lidhje me policinë jugosllave por vetëm në aspektin ushtarak”, tha Zemaj./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.