Kryeimami i Pejës, Enes Goga, është intervistuar të hënën nga hetuesit policorë në stacionin e Policisë në Pejë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar vetë imami Enes Goga.
“Po është e vërtetë që jam intervistuar. Bashkë me mua është intervistuar edhe sekretari dhe nesër do të intervistohet edhe kryetari i BIK-ut në Pejë”, ka deklaruar shkurt Enes Goga për Reporteri.net.
Ky intervistim nga policia ka ardhur pas denoncimit të bërë nga Zyhdi Hajzeri, ish-imam në xhaminë “Tahtali Xhami”.
Enes Goga ishte akuzuar më parë për veprat që lidheshin me terrorizmin. Por, ai ishte shpallur i pafajshëm në maj të vitit të kaluar nga Gjykata e Prishtinës.
Ai ishte i akuzuar bashkë me Fuad Ramiqin dhe imamë të tjerë./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.