Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe ndaj sistemeve të ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit.
Sipas ministrisë, nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë, pra nga Irani.
“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshirë atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura, derisa rreziku të shmangej plotësisht”, shkruan kjo ministri.
Ministria bën me dije se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë, raporton Euronews.al
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerët iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.
Ndërkohë trupa diplomatike dhe stafi i ambasadës janë larguar nga vendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.